Francezi Sebastian Haler u barazua me sulmuesin më të mirë të Ligës së Kampionëve, Kristiano Ronaldo dhe u bë futbollisti i dytë që arrin të shënojë në çdo nga 6 ndeshjet e zhvilluara në garat në grupe. Sulmuesi francez, shënoi një nga katër golat e Ajaksit, për fitoren e gjashtë, duke mundur Sporting Lisbonën me 4-2. Me këtë gol, sulmuesi i Ajaksit arriti kuaotën e 11 golave në garat në grupe.
Në kohë të njëjtë, fitorja e gjashtë për Ajaksin do të thot se skuadra holandeze futet në mesin e ekipeve gjigante të Evropës, që mbyll garat evropiane me efekt maksimal. Ajaksi është skuadra e 9-të që në një sezon të Ligës së Kampionëve, e mbyll me 6 fitore. ‘
Për herë të parë, në një sezon të Ligës së Kampionëve, dy skuadra (Liverpulli dhe Ajaksi) dhe kanë arritur që të shënojnë efektin maksimal, duke marë të gjithë fitoret në grupe.