Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi tha sonte në Tv 24 se nuk do të ketë Qeveri krejtësisht të re, por është çështje rindërtimi dhe se Qeveria e rindërtuar në fillim duhet të udhëhiqet nga Zoran Zaev.

Kryeministri aktual do të formojë Qeverinë. Nesër ose deri të hënën duhet të përfundojnë negociatat dhe të kemi një shumicë të qëndrueshme parlamentare. Por, sigurisht që do ta bëjë këtë, jam i bindur, se do ta bëjë kryeministri aktual, sepse do të jetë një rindërtim dhe jo një qeveri e re. Mendoj se ajo do të drejtohet nga kryeministri aktual. Mendoj se duhet të vazhdojë edhe pak kohë që ato procese të rëndësishme të përfundojnë, derisa të lundrojmë në ujëra më të qeta”, tha Grubi.