Qeveria nuk humb shpresën edhe përkundër paralajmërimeve të palës bullgare se nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Maqedonisë. Zv.kryeministri i parë, Artan Grubi thotë se ekziston nismë franceze për zgjidhjen e çështjes mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Përgjigjet e të gjithë kërkesave të Bullgarisë janë dërguar nga ana jonë dhe te ne ekziston gatishmëri për kompromis i cili është i pranueshëm për vendin tonë, deklaroi Grubi.