Gjorgievska: Askush nuk meriton të vuaj dhe nuk guxon të heshtë

Të japim mbështetje të fuqishme për parandalimin e dhunës mbi gratë dhe vajzat, t’i japim fund dhunës së bazuar gjinore. Le t’i themi me zë ndal dhunës ndaj grave dhe vajzave. Në asnjë shoqëri bashkëkohore nuk guxon të tolerohet çfarëdo shkelje e drejtave të njeriut, çfarëdo lloj forme diskriminimi ose dhune.


Ky është mesazhi i Elizabeta Gjorgievskas, bashkëshortes së presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, e cila sonte u drejtua në ngjarjen me rastin e fushatës vjetore “16 ditë aktivizim që t’i jepet fund dhunës ndaj grave dhe vajzave” nën temën globale “Portokalliet e botës: Fund dhunës ndaj grave tani”, që u mbajt në Filarmoninë në Shkup.

Ajo u dërgoi apel të gjitha institucioneve kompetente të kenë qasje serioze ndaj denoncimeve, të veprohet në kohë, në mënyrë përkatëse dhe çfarë është më e rëndësishme në mënyrë të besueshme.

“Jemi dëshmitarë se edhe krahas pandemisë me Kovid-19 jemi duke u përballur me edhe një pandemi, pandeminë e dhunës së bazuar gjinore. Paralelisht me fushatën për të ngelur të sigurt, gjatë kësaj pandemie u dëshmua se shtëpia për fat të keq nuk është vend i sigurt për shumë gra. Përkundrazi, shumica e rasteve ndodhin pikërisht në vendin i cili duhet të jetë strehimore e sigurt për gratë ndërsa shumica e autorëve janë parter aktual ose ish-partner i viktimës”, tha Gjorgievska.

Opinioni më i gjerë, theksoi ajo, duhet të alarmohet se dhuna e bazuar gjinore nuk zgjedh vend e as kohë, nuk njeh nacionalitete dhe as kufij kulturorë, status social ose moshë. Secili prej nesh, potencoi, mund të jetë viktimë e dhunës së bazuar gjinore, kjo është çështje e të drejtave të njeriut.

Sipas saj, më e rëndësishme është gratë dhe vajzat fillimisht të informohen për të drejtat e veta dhe të mësojnë ta njohin dhunën e bazuar gjinore dhe së dyti ato që janë viktima të inkurajohen dhe ta paraqesin atë.

“Askush nuk meriton të vuaj dhe nuk guxon të heshtë”, decide është zonja e parë e shtetit.

Vlerësoi se në vendin tonë është zhgënjyese që vetëm dy për qind e grave që kanë përjetuar dhunë nga partneri i tyre aktual kanë bërë denoncim në polici.

Kjo normë e ulët e denoncimit të dhunës i referohet në masë të madhe mosbesimit në institucionet, frikës nga stigmatizimi dhe frikës nga pasojat akoma më negative për sigurinë e jetës së grave, tha midis tjerash Gjorgievska.

Shtoi se me rëndësi të jashtëzakonshme është edhe arsimimi, edukimi për barazinë gjinore, për dhunën e bazuar gjinore, si të njihet, të parandalohet, të denoncohet.

Ndal dhunës ndaj grave dhe vajzave sonte thanë përmes fjalimeve të tyre edhe euroambasadori Dejvid Gir dhe Klemens Koja, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.

“Në shekullin 21, na duhet ta pranojmë se dhuna gjinore po ndodhë akoma në çdo shoqëri dhe në çdo vend. Është tragjike dhe shokuese, akoma ngelet e padenoncuar dhe e pakontestuar”, tha Gir.

Në janar 2021, theksoi euroambasadori Gir, vendi ka arritur progres të rëndësishëm me miratimin e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Një zhvillim tjetër i rëndësishëm, nënvizoi, ishte propozimi i Qeverisë për ndryshimin e Kodit penal për harmonizim me Konventën e Stambollit.

Inkurajuese është, vlerëson ai, që qendrat komunale për punë sociale bashkëpunojnë me organizatat qytetare të cilat ofrojnë strehim për viktimat e dhunës.

Theksoi se BE do të vazhdojë t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut në luftën kundër dhunës gjinore dhe në arritjen e barazisë gjinore. Ndiha e BE-së, paralajmëroi ka të bëjë me bashkëpunimin midis institucioneve dhe çështjen për shërbime të specializuara, të përshtatura për viktimat e dhunës; gra, por edhe burra, persona LGBTI ose viktima të tregtisë me njerëz.