150 miliardë dollarë kompensim kërkojnë refugjatët e komunitetit Rohingia të Birmanisë nga Facebook.

Dhjetëra përfaqësues të këtij komuniteti në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe nënshkruan padinë kundër gjigantit të medias sociale, ku e akuzojnë se lejoi gjuhën e urrejtjes ndaj tyre, të përdoret nëpër postime dhe komente të ndryshme.

Në padi shkruhet se algoritmet e Facebookut shumëfishuan pa asnjë kufizim, gjuhën e urrejtjes ndaj Rohingave.

Platforma më e madhe sociale në botë akuzohet se nuk investoi për shtimin e stafit të kontrollorëve që njohin situatën politike në Birmani dhe se dështoi në fshirjen e postimeve që nxisnin urrejtje.

Facebook ende nuk i ka komentuar këto akuza.

Komuniteti Rohinga i përket besimit mysliman.

Mbi bazën e besimit fetar, rreth 10 mijë prej tyre u vranë dhe mijëra të tjerë u dëbuan nga rajonet e populluara prej tyre në Birmani në vitin 2017 gjatë një aksioni ushtarak në vendin me shumicë budiste.