Një person është gjetur pa shenja jete në ujë tek vendi i quajtur “Bazeni” në rrugën Pejë-Rugovë.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Driton Rugova, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

“Sot me datë, 08.12.2021, rreth orës 08:00, policia është informuar se në rrugën Pejë-Rugovë, tek vendi i quajtur te “bazeni”, është një person në ujë”.

“Menjëherë njësitet kompetente kanë dalë në vend ngjarje dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se personi është pa shenja jete, në vend ngjarje gjithashtu ka dalë edhe prokurori i shtetit,” ka thënë Rugova, njofton Klankosova.tv.