Një 27 vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në Malin e Moravës. Burime bëjnë me dije se ai është emigrant sirian.

Dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkak të të temperaturave të ulta dhe borës, gjatë ecjes së tij në këmbë për të kaluar nëpërmjet shtigjeve.

“Një shtetas 27 vjeçar është gjetur mbrëmjen e sotme pa shenja jete në malin e Moravës.

Burime konfirmojnë se shtetasi është emigrant sirian, rreth 27 vjeç. Paraprakisht dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulta dhe borës, gjatë ecjes së tij në këmbë për të kaluar nëpërmjet shtigjeve.
Policia në vendngjarje, ndërkohë që pritet ekspertiza nga mjekësia ligjore lidhur me rastin”, njofton policia.