Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi sot zhvilluan takimin e tretë për negociim të përfshirjes së Alternativës në Qeveri.

Pas takimit u prononcua shkurt kryetari i Alternativës duke deklaruar se ka përparime në negociata.

Ky është takimi i tretë i kreut të LSDM-së dhe të Alternativës, për takimin e radhës nuk bëhet e ditur asgjë.