Fuat Spahiu, kryetar i Këshillit të Dibrës

Këshilli i komunës së Dibrës e mbajti mbledhjen konstituive, të cilën e filloi me një minutë heshtje në shenjë të nderimit për udhëtarët e vdekur në aksidentin e autobusit, në të cilin në mesin e 45 të vdekurve janë edhe dy nëpunës të policisë së Dibrës me bashkëshortet e tyre.


Me mbledhjen kryesoi këshilltari më i moshuar, Bashkim Mashkulli nga BDI-ja, i cili gjatë dy mandateve të kaluara ishte kryetar i Këshillit.

Me shumicë të votave kryetar i këshillit ishte zgjedhur Fuat Spahiu (37) jurist i diplomuar, këshilltar nga radhët e BDI-së, i cili është udhëheqës i Njësisë Rajonale të Fondit për Sigurim Shëndetësor.

Këshilli i komunës numëron 15 anëtarë, gjashtë janë nga radhët e BDI-së, pesë nga Aleanca për Shqiptarët dhe nga dy nga LSDM dhe VMRO-DPMNE.

Punë të suksesshme këshilltarëve në interes të qytetarëve iu dëshiroi edhe kryetari Hekuran Duka.