Fillon ceremonia, “Jetimat e Ballkanit” japin 149 shtëpi për familjet në nevojë (VIDEO)

Në Gjinoc të Suharekës po mbahet ceremonia e dhënies së 149 çelësave për familjet në nevojë nga shoqata humanitare, “Jetimat e Ballkanit”.


Ngjarja është duke u mbajtur në Shtëpinë e të Moshuarve në këtë vend ku edhe po shënohet njëvjetori i hapjes së saj.

Për këtë shoqatë kjo datë është e rëndësisë tjetër të veçantë pasi është data kur kjo shoqatë ishte themeluar 12 vjet më parë.

Disa personalitete publike janë pranishme në këtë event, përfshirë edhe kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremajn, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, ish-kryetarin e Skënderajt, Bekim Jashari.

https://www.facebook.com/shoqatabemirese.jetimateballkanit/videos/4707774822610626