Faton Murseli në Këndin Amerikan, edukimi mediatik imperativ i kohës për nxënësit

Në Këndin Amerikan në Tetovë në kuadër të klubit të Gazetarisë dhe Marrëdhënieve me Publikun, Dr. Sc. Faton Murseli, ka mbajtur ligjëratë me volunterë nxënës të shkollave të mesme të Tetovës.


Ligjerata ka pasur karakter njohës të nxënësve me lëminë e komunikimit dhe të marrëdhënieve me publikun, dhe impaktin e tyre në shoqëri, sidomos gjatë perriudhës së sotme me digjitalizimin e madh të thuajse çdo segmenti.

Gjithashtu, Murseli, që është edhe profesor në Universitetin e Tetovës është shprehur i bindur që vënia e lëndës së edukimit mediatik në shkollat e mesme është imperativ i kohës, sepse të gjithë duhet të kuptojnë thelbin e mediave, sidomos mediave të reja për të qenë rigjid dhe për të vënë bazën e një opinioni të kulturuar ndaj ndryshimeve shoqërore që impaktohe nga mediat.