Prokuroria e Vlorës ka lëshuar urdhër arreste për 10 persona, të cilët akuzohen për falsifikim të pronave në zonën bregdetare. Në njoftim thuhet se për 7 persona janë ekzekutuar urdhër arrestet.

Te arrestuarit akuzohen për “Falsifikimit të dokumenteve” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar me shkresën nr.3296 prot. datë 10.08.2021. të Bashkisë Himarë, ka regjistruar procedimin penal nr.1341/2021 për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal.

Në fazën e hetimit paraprak të këtij procedimi penal, ka rezultuar se prej shtetaseve në hetim janë falsifikuar A.M.T.P për qytetin e Himarës, fshatrat Dhërmi e Gjilekë, të cilat në zbatim të ligjit nr.9948, datë 7.7.2008. “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore” të ndryshuar, si dhe V.K.M.-së nr.338/2015. duhet të miratoheshin me vendim të Këshillit Bashkiak Himarë.

Konkretisht rezulton se janë falsifikuar :A.M.T.P. për pasuri me sipërfaqe prej 4.400 m² e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi, në emër të V.S; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 1800 m² e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi në emër të V.S.; A.M.T.P për pasurinë me sipërfaqe prej 1400 m² e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi, në emër të V.S:. A.M.T.P. për pasuri me sipërfaqe prej 1.080 m² e ndodhur në Z.K.1739 Gjilek në emër të M.S; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 2.000 m² e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi në emër të E.M.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe 2171 m² e ndodhur në Z.K.1952 Himarë në emër të P.P.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe 3150 m² e ndodhur në Z.K. 1952 Himarë në emër të Z.B.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 800 m² e ndodhur në Z.K.1952 Himarë, në emër të A.T.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 2000 m² e ndodhur në Z.K.1952 Himarë në emër të K.DH.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 687 m² e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi në emër të A.B.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 2600 m² e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi në emër të A.B; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 1292 m² e ndodhur në Z.K.11952 Himarë në emër të A.T.