Eto’o, president i Federatës së Futbollit të Kamerunit

Ish-sulmuesi, Samuel Eto’o do të drejtojë futbollin kamerunian për katër vitet e ardhshme pasi është zgjedhur kryetar i Federatës së futbollit të vendit të shtunën.

Katër herë futbollisti afrikan i vitit mundi rivalin Seidou Mbombo Njoya, nënkryetarin e katërt në Konfederatën e Futbollit Afrikan.

Shtatë kandidatë duhet të kishin marrë pjesë në zgjedhje, por pesë prej tyre janë tërhequr mëngjesin e zgjedhjeve.

Eto’o, 40 vjeç, ka premtuar një gamë të gjerë reformash për të lulëzuar sportin.

Ish-ylli i Barcelonës, Interit dhe Chelseat ka premtuar gjithashtu se do të ndërtojë të paktën 10 stadiume gjatë mandatit të tij.