Zëvendës ndihmësi i Sekretarit shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eksobar, do të vijë në Shkup dhe do të takohet me Presidentin e vendit Stevo Pendarovski dhe zyrtarë të tjerë të lartë, bëjnë të ditur nga Ambasada e ShBA-ve në RMV.

“E mirëpresim vizitën e Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar në Shkup. Gjatë vizitës z.Escobar do të takohet me Presidentin Pendarovski dhe zyrtarë të tjerë kyç të Maqedonisë së Veriur për të diskutuar në shumë tema dhe prioritete të përbashkëta për rajonin”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës së ShBA-ve në RMV.