Driton Kuka dhe Distria Krasniqi në garë për më të mirët e xhudos

Trajneri i xhudos, Driton Kuka dhe xhudistja e ekipit të tij, Distria Krasniqi janë pjesë e një gare botërore për më të mirët e xhudos në botë.


Gara që është e hapur edhe sot dhe nesër, kërkon votën e çdonjërit prej jush, me qëllim, që Federata Botërore e Xhudos të përzgjedhë më të mirin prej 5 trajnerëve dhe 5 xhudistëve të nominuar.

Njoftimi i plotë i Driton Kukës:

Gëzimi i medaljeve të arta Olimpike!
Distria e Nora!
Sot e nesër ditët e fundit për të votuar
Nominimet për mua dhe Disin!
Federata Botërore ka nominuar 5 trajnerët më të mirë në Botë sivjet!
Më i miri zgjedhet me votim.
Distria e nominuar për Xhudisten më të mirë në Botë!
Shqiptar jemi pak në Botë, por vlera kemi shumë!
Mund të votoni në:https://awards.ijf.org/