Do të hapet Konsullatë e nderit e Serbisë në Kumanovë

Në një njoftim shtesë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në Kumanovë do të hapet Konsullatë nderi e Serbisë.


Në seancën e 122-të me radhë, për konsull nderi është emëruar Vlladimir Stajiq, transmeton TV21.

Paraprakisht u njoftua se edhe Qeveria e Serbisë ka sjellë vendim për të hapur Konsullatë nderi të Maqedonisë së Veriut në Serbi.