Dimitrievski: Nuk dëshiroj të ndërhyj në zgjedhjet brenda LSDM-së

Kryetari i Komunës së Ohrit, Maksim Dimitrievski sot në konferencën e sotme në pyetje të gazetarëve për zgjedhjet në LSDM, u dëshiroj sukses dhe se nuk do të komentojë emrat dhe as do të ndërhyjë në zgjedhjet e brendshme.

Sipas Dimitrievskit, LSDM-së i nevojiten reforma dhe më së pakti i nevojitet “të zgjed lider nën hijen e disa personave”.

“E tash një herë dhe sërish do ta them se pa dallim të marrëdhënies së ftohtë në subjektin tim politik dhe me kryesinë që po udhëheq momentalisht, LSDM ka nevoja për reforma themelore”, tha Dimitrievski.

Kujtojmë se Dimitrievski ishte në garë si i pavarur në garën për kryetar në Kumanovë.