Gjatë gjithë ditës janë raportuar pakënaqësi të qytetarëve në lidhje me “Trafikun Urban”, pas vendosjes së masave të reja anti-COVID19, shkruan EkonomiaOnline.

“Trafiku Urban” ka publikuar të gjitha masat që duhet të kenë parasysh qytetarët, kur duan të udhëtojnë me autobusët e tyre lokal.

Një qytetar u detyra të zbresë nga autobusi, pasi i njejti nuk kishte ndonjë dëshmi të paraparë me masat në fuqi.

Në një video të Klan Kosovës, shihet kur punonjësi i “Trafikut Urban”, i kërkon qytetarit të largohet nga autobusi.