Dibër, dozën e tretë të vaksinës e kanë marrë mbi 600 persona

Rritet interesimi, sidomos tek të moshuarit në komunën Dibër dhe Qendër Zhupë, për imunizimin me dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.


“Në pikën e vaksinimit, i cili funksionon në spitalin modular në Dibër, në bazë ditore afro 50 pacientë në ditë marrin dozën e tretë të vaksinës, para së gjithash të moshuarit dhe të sëmurët kronik. Deri më tani në Komunën e Dibrës dhe Qendër Zhupë dozën e tretë të vaksinës antiCovid e kanë marr mbi 600 persona”, deklaroi Baki Alili, drtejtori spitalit të përgjithshëm të Dibrës.