Bayern Munich e bën për vete “Der Klassiker”. Bavarezët fituan 2:3 ndaj Dortmundit në një ndeshje të zjarrtë.
Vendasit kaluan në epërsi përmes Julian Brandt qysh në minutën e pestë të ndeshjes, por nuk vonoi shumë dhe katër minuta më vonë barazoi Lewandowski.
Kingsley Coman realizoi në minutën e 44-të për të përmbysur rezultatin dhe ta dërgojë ekipin e tij me epërsi në pushimin mes pjesëve.
Me të filluar fraksioni i dytë, barazoi Haaland me një super gol në minutën e 48-të, shkruan Gazeta Express.
Fitoren e bavarezëve e vulosi Lewandowski në minutën e 77-të nga penalltia.
Me këtë fitore, tani Bayern Munich i ikë katër pikë Dortmundit në krye të renditjes tabelare.