Të dhënat e publikuara ditën e sotme nga autoritetet e Afrikës së Jugut rreth ashpërsisë së variantit “Omicron” duket të jenë në një farë mënyre pozitive.

Sipas këtyre të dhënave, më pak se një e treta e pacientëve të shkruar në spital gjatë valës së fundit të sëmundjes ( të lidhur me variantin “O”) zhvilluan forma të rënda të sëmundjes. Kurse, në dy valët e para të pandemisë, ata me forma të rënda të sëmundjes përbënin 2/3 e të shtruarve në spitale.

Të dhënat janë publikuar nga Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Ngjitëse në Chuan, zona metropolitane e kryeqytetit Pretoria, ku u zbuluan edhe rastet e para të këtij mutacioni. Nga 14 nëntori deri më 8 dhjetor në spitalet publike dhe ato private u paraqitën 1,633 raste.

Nga të shtruarit, 31% kishin një sëmundje serioze -pra, pacientët kishin nevojë për oksigjen ose mbështetje mekanike të frymëmarrjes, krahasuar me 66% të pacientëve që ishin të sëmurë rëndë në fillim të valës së dytë dhe 67% që ishin të sëmurë rëndë në javët e para të dytë.

Shkencëtarët në Afrikën e Jugut dhanë fillimisht alarmin për mutacionin e ri në fund të muajit të kaluar kur vunë re një numër jashtëzakonisht të lartë mutacionesh, veçanërisht në proteinën “spike” që virusi përdor për të hyrë në qelizat njerëzore. Këto e bëjnë Omicron më ngjitës ose më të rrezikshëm dhe nëse vaksinat ose kalimi i virusit ofrojnë mbrojtje.

Megjithatë, Instituti sqaron se të dhënat në fjalë kanë disa kufizime të qenësishme, ai ende nuk është vlerësuar shkencërisht dhe se rastet e sëmundjeve të rënda mund të rriten me përparimin e valës së katërt.