Skuadra e Chelseas është duke mposhtur West Hamin me rezultat 1-2.

Mysafirët ishin më të mirë nga fillimi dhe gjetën golin e epërsisë në min e 28′ përmes Thiago Silvas.

Vendasit më pas morën epërsinë në lojë dhe arritën të barazojnë rezultatin në min e 40′ përmes Manuel Lanzinit që shënoi nga penalltia.

Por, në fund të pjesës së parë në min e 44′ Mason Mount realizoi një gol të bukur për të vulosur rezultatin e pjesës së parë 1-2.