Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, sonte, pas pensionimit të Majlinda Kelmendit, u shpreh se ajo tani e tutje i bashkohet trajnerit të kalibrit botëror, Driton Kuka në edukimin e kampionëve të ardhshëm të Kosovës.

“Faleminderit kampione, paç shëndet e mbarësi, të uroj suksese të radhës si trajnere.”, shkroi ministri në Facebook.

Majlinda Kelmendi, sot i ka dhënë edhe zyrtarisht fund karrierës së saj si xhudiste në një ceremoni të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani. Në një ceremoni shtetërore, Presidentja e ka dekoruar Majlinda Kelmendin me çmimin e heroinës ”Shotë Galica”.

Në Lojërat Olimpike Rio 2016, Kelmendi kishte fituar medalje të artë në xhudo, duke ia siguruar Kosovës medaljen e parë të këtij lloji. Përgjatë karrierës së saj, ajo është shpallur kampione evropiane dhe botërore.