Buka dhe gjiza nuk do të shtrenjtohen! Qeveria e Maqedonisë së Veriut ngrin çmimet e disa produkteve

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka vendosur për ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Çmimet e produkteve do të mbesin aq sa kanë qenë më datë 1 dhjetor të këtij viti, si në tregtinë me shumicë ashtu edhe në atë me pakicë. Ky vendim do të zbatohet deri më 31 janar 2022, me mundësi vazhdimi nëse situata e tregut e kërkon diçka të tillë.


Qeveria e Maqedonisë së Veriut
“Ky vendim përcakton çmimet më të larta në tregtinë me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore bazë, përkatësisht: bukës; sheqer; miell – lloji 400; vaj ushqimor luledielli; qumësht i përhershëm me përmbajtje yndyre prej 2,8%, 3,2% dhe 3,5%; mish i freskët dhe produktet nga përpunimi i mishit; dhe djathë dhe gjizë”