Të mërkurën, mbrenda dhjetë orëve (nga ora 6 deri në ora 16) është realizuar kontroll i shtuar i trafikut në teritorin e qytetit të Shkupit edhe atë në komunë e Çairit, në Hasanbeg dhe në Saraj.

Siç joftoi MPB, nga ora 6 deri ora 9 në Çair janë sanksionuar gjithsej 70 pjesëmarrës në trafik, prej të cilëve 12 kanë qenë pa patentë shoferi, 2 me regjistrim të skaduar, 9 kanë tejkaluar shpejtësinë…

Nga ora 9 deri në ora 12 në Hasanbeg janë sanksionuar 42 pjesëmarrës në trafik, prej të cilëve 13 pa patentë shoferi, katër me regjistrim të skaduar…, transmeton Zhurnal.

Në periudhën nga ora 12 deri në ora 16 në komunën e Sarajit janë sanksionuar gjithsej 93 pjesëmarrës në trafik, prej të cilëve 17 pa patentë shoferi, ktër me regjistrim të skaduar, 22 kanë tejkaluar shpërjtësinë…

MPB njfton se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim dhe apelojnë te qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.