“Bora më të vërtetë e dashuron Donaldin”, flet Anaidi

Ndër temat më të përfolura në media rozë ditëve të fundit është ‘trekëndëshi’ i krijuar në mes moderatores, Bora Zemani, aktorit, Donald Veshaj dhe këngëtares kosovare, Beatrix Ramosaj. Pasi këta dy të fundit kanë shfaqur afrimitet të madh brenda shtëpisë ditëve të fundit.


Kjo situatë ka ngjall reagime të personazheve të njohura nëpër rrjete sociale, ku disa nga ta kanë përkrahur Bora Zemanin, teksa një pjesë tjetër dyshen Beatrix-Donald.

Mbrëmë, Anaid Kaloti ish-fitues i “Big Brother” u shpreh se e ka kuptuar se Bora e dashuron vërtet Donaldin dhe ka deklaruar se është bërë “gjysmë robi”.

“Unë sot e kam kuptuar që Bora e dashuron vërtet Donaldin. Ishte bërë gjysmë robi. Ai nuk është duke e menaxhuar mirë, sepse duhet të shkëpusësh në fillim një lidhje që ke, para se të nisësh një të re”, u shpreh Anaidi.

Më pas, ai përmendi edhe faktin se Donaldi ka qenë ai që këshillonte Kledin kur ai pati një takim me Beatrixën brenda shtëpisë, ndërsa Arditi u shpreh me ironi se ky është një mister që duhet zgjidhur nga shkencëtarët.