Bomba e larguar nga FSK-ja dhe KFOR-i në Merdare peshonte 907 kilogramë

FSK-ja ka dhënë detaje të reja për mjetin shpërthyes që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në pikën kufitare afër Merdares.


Sipas FSK-së, bomba është gjetur te tuneli i hekurudhës në Merdare dhe ka peshuar 907 kilogramë.

“Bomba është larguar nga ekipi i FSK-së dhe KFOR-it. Ndryshe qarkullimi në pikën kufitare në Merdare ka qenë i mbyllur nga ora 17:30 deri në 18:20”, thuhet në njoftim.