Bilall Kasami hyn në borxh për të treguar borxhin (FOTO)

Borxhi, borxhi, borxhi. Një refren që përsëritet secilën ditë tek kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami informon Tetovasot. Por qytetarët tashmë e dijnë këtë dhe madje janë të lodhur duke e dëgjuar çdo ditë nga njeriu që e zgjodhën për të punuar dhe bërë gjëra ndryshe. Ata dënuan paraardhësen e Kasamit për të sjellë dikë që do punojë dhe jo të interpretojë të njëjtat gjëra përditë.
Tetovarët e kanë zgjedhur për të zgjidhur probleme e jo të vajtoje për borxhin gjithë kohën.Këto janë reagimet e shumta të shumë qytetarëve në rrjetet sociale për kreun aktual të Komunës.


Dhe nëse Kasami tregon borxhin pandërprerë atëherë duhet të pyetet se sa i kushton ky billbord komunës që e tregon po borxhin pra nga borxhi vazhdon ta futet në borxh.

Qytetarët shprehen se Kasami e ka ditur gjendjen në Komunë prej kohësh, andaj nu e di pse vazhdon të vajtojë për borxhin.

Këto reagime të qytetarëve erdhën pasi sot, nëpër rrugët e Tetovës mund të shihet borxhi i komunës i paraqitur në bilbordë në sheshin Iliria përmes monitorit. /Tetovasot/