Biden paralajmëron: Rusia do të paguajë ‘çmim të tmerrshëm’ nëse pushton Ukrainën

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ta treguar se çfarë ka folur me presidentin rus Vladimir Putin. Mediat e huaja shkruajnë se Biden i ka thënëPutin se do të përballet me ‘çmimin e tmershëm, nëse pushton Ukrainën. Biden, i cili foli me Putinin me telefon për dy orë javën e kaluar, tha se i kishte bërë të qartë udhëheqësit rus se pozita e Rusisë në botë do të ndryshonte “dukshëm” në rast të një inkursioni në Ukrainë.

“Ia bëra absolutisht të qartë Presidentit Putin… se nëse ai pushton Ukrainën, pasojat ekonomike do të jenë shkatërruese”,– tha Biden.

Nga ana tjetër ministrat e financave të G7 do të takohen të hënën për të shqyrtuar shqetësimet ekonomike, përfshirë inflacionin, por gjithashtu do të prekin sanksionet e mundshme kundër Rusisë nëse ajo lëviz kundër Ukrainës.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për grumbullimin e dhjetëra mijëra trupave në përgatitje për një pushtim të mundshëme. Rusia mohon planifikimin e ndonjë sulmi dhe akuzon Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara për sjellje destabilizuese.