Benzema nuk i trembet PSG-së: I fitojmë të dy ndeshjet

Karim Benzema është shndërruar në një tjetër lojtar pas largimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madridi.


33-vjeçari po përjeton një rini të dytë dhe këtë sezon numëron 18 gola e 8 asiste mes kampionatit spanjoll dhe Champions League.

Sulmuesi francez komentoi shortin me PSG-në në Champions League.

Leo Messi do të rikthehet në “Santiago Bernabeu” me fanellën e ekipit francez, teksa Benzema beson se ai dhe shokët e tij do ia dalin të kualifikohen në çerekfinale.

“Unë synoj çdo ditë të përmirësohem dhe të ndihmoj sa më shumë ekipin tim. Objektivi ynë është i qartë: duam të fitojmë çdo ndeshje.

PSG? Ata janë një skuadër e madhe, por të tillë jemi edhe ne. Nuk jemi të mërzitur me shortin, edhe prej faktit që të gjithë duan të luajnë këto lloj ndeshjesh.

Ne duam t’i fitojmë të dy ndeshjet me PSG-në, pasi e kemi detyrim të fitojmë çdo ndeshje, për veten dhe për tifozët tanë”, deklaroi sulmuesi i Real Madridit.