Bekteshi flet për hyrjen e Alternativës në Qeveri

Negociatat për hyrjen e Alternativës në Qeveri janë drejt përfundimit. Liderët e partive politike javën e ardhshme me gjasë do ta shpallin marrëveshjen për ndarjen e reparteve, ka thënë sonte ministri i Ekonomisë nga BDI, Kreshnik Bekteshi.

“Qëndrimi ynë si BDI është që të gjitha partitë politike që ndajnë të gjitha vlerat në integrimin e vendit tonë në BE janë të mirëseardhur në Qeveri. Për momentin është shumë e rëndësishme që vendi ynë të ketë një qeveri stabile, një Kuvend stabil ku do të merren vendime të rëndësishme, ndërsa në sferën e ndarjes së dikastereve negociatat janë drejt përfundimit”, theskoi Bekteshi në televizionin në TV24.

Sipas tij, javën e ardhshme liderët e partive politike me siguri do të shpallin marrëveshjen për shpërndarjen e resorëve.

Ai ndër të tjera theksoi se për zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk bëhet fjalë, BDI është, thotë ai, e interesuar që programi të zbatohet plotësisht deri në vitin 2024.