Bastisje në Gjevgjeli, arrestohet një person dhe konfiskohet një sasi e drogës

Gjatë ditës së sotme në orën 07:40 minuta në Gjevgjeli, policia ka arrestuar një person i cili dyshohet për tregti të palejuar të drogës, armëve dhe municionit.


“Me datë 08.12.2021 në ora 07:40 minuta në Gjevgjeli, zyrtarët policorë pranë SPB-Gjevgjeli kanë privuar nga liria K.P. 41 vjeç. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tije, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar materie pluhur, ngjyrë kafeje dhe më shumë kuti me tableta”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate.