ASH-ja e Selës e para e prishi marrëveshjen me Alternativën e Gashit

Koalicioni që pritej të vazhdonte të paktën deri në zgjedhjet e rradhës ,ato Parlamentare tashmë nuk ekziston midis Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët. Por derisa ditën e sotme po intensifikohen akuzat ndaj njëra-tjetrës se kush në fakt e minoi këtë marrëveshje mes tyre, e vërteta e kësaj historie e ka gjenezën më të hershme.Në këtë pikë më e humbur del të jetë Alternativa sepse në zgjedhjet e fundit lokale ajo ishte në inferioritet mes partnerëve të koalicionit madje duke mbetur duarthatë pa asnjë komunë.
Por gjeneza e kësaj ftohjeje të relacioneve ishte po në zgjedhjet lokale , më saktësisht në rrethin e dytë, mes një takimi në nivel sekretarësh partiakë midis Arben Taravarit të ASH-së dhe Arianit Hoxhës së Besës .Ky takim midis tyre në Gostivar ishte shkëndija e parë e prishjes së këtij koalicioni që në fakt atë më shumë e prishi Aleanca se sa vetë Alternativa.
Takimi mes Taravarit dhe Hoxhës që natyrisht ishte edhe me aminin e dy subjekteve përkatëse, nuk është se i shkoi përshtati Alternativës ndërsa të paktën Besa dhe ASH fituan nga dy komuna.
Kjo përplasje që kulmoi sot mes dy partnerëve që ndanë rrugët , ka të bëjë me faktin se matematikat e opozitës me hyrjen në Qeveri të Alternativës thuajse janë prishur krejtësisht dhe tashmë qeveria ka shumë më tepër numra për ta krijuar një shumicë stabile se sa opozita për të përmbysur gjithcka, shkruan TetovaSot.


Në fakt nuk është se Aleanca mbeten e shpërlarë nga gjithë kjo histori bashkëpunimesh sepse ajo në secilin cikël gjen aleatë të ndryshëm koalicioni që i braktis më vonë.
Por cështja mbetet jo nëse është konsumuar marrëveshja e tyre me Alternativën por edhe me Besën njëkohësisht sepse ishte pikërisht partia e Bilall Kasamit që u përjashtua kur Sela u përcaktua të lidhë bashkëpunim me gashin duke detyruar më pas Kasamin të shkojë në një koalicion me një parti maqedonase , atë të Zaevir në zgjedhjet e fundit Parlamentare duke fituar katër deputetë të cilët nuk i ka aq tashmë.

Këto përplasje kulmuan sot mes ASH-së dhe Alternativës me akuza e kundërakuza që në thelb shpërfaqën edhe kundërthëniet e shumta mes tyre që shpërthyen tani kur Gashi vendosi të ndajë rrugët me ata që deshtën të përmbysin këtë Qeveri vetëm para pak ditësh.
Por faktet tregojnë qartë se kjo marrëveshje mes partnerëve shqiptarë në opozitë u prish nga Aleanca dhe Besa në Gostivar mes Gashit dhe Hoxhës ndërsa Aleanca e përkrahu partinë e Kasamit duke anashkaluar Alternativën.Kjo do të thotë se nga ai monent kreu i ASH-së Ziadin Sela dhe njeriu i dytë i partisë Arben Travari shkelën mbi marrëveshjen e nënshkruar nga Gashi dhe Sela ndërsa sot vajtojnë përse Gashi u rreshtua pas eurointegrimeve.

Të përkujtojmë se ASH sot përmes një reagimi ndaj Alternativës së gashit u shprehë se Alternativa të sqarohet publikisht, pse tre herë po shkel marrëveshjen?
Sipas ASH-së autonomia politike e çdo subjekti është fakt i pranuar për Aleancën për Shqiptarët, ashtu siç marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet subjekteve qofshin këto edhe politike, nënkuptojnë heqje dorë nga një pjesë e autonomisë së saj. Marrëveshja e nënshkruar për koalicionim ndërmjet Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, në mënyrë të qartë definon kriteret dhe afatet kohore të këtij koalicionimi, respektivisht në nenin 6 të kësaj marrëveshje thuhet që: “Palët ranë dakord që ky bashkëpunim të vlejë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”. Rrjedhimisht Alternativa duhet të sqarojë pozicionet e saja në lidhje me këtë marrëveshje të cilën po e shkel minimum tre herë radhazi, duke u takuar publikisht me kryeministrin në dorëheqje, Zoran Zaev, për të negocjuar mundësinë e hyrjes në Qeveri. Heshtja jonë e deritanishme asesi se sështë dobësi, por seriozitet ndaj firmës që ne kemi hedhur në marrëveshje dhe moralit politik që duam ta përcjellim në opinion, që në fund të fundit fjala e dhënë e dëshmuar me nënshkrim, për ne ka vlerë. Pritja ka të bëjë me mundësinë që duam ta japim për të reflektuar në lidhje me hapat politike që janë ndërmarrë nga ana juaj. Minimumi I korrektesës që ne presim nga ju është të deklaroheni a vlen apo jo marrëveshja e nënshkruar mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës? Në qoftë se jo atëherë ne s’na ngelet gjë tjetër vetëm se të ju urojmë suksese në rrugëtimin juaj, për ne të gabueshëm dhe në kundërshtim të plotë me verdiktin të shprehur me votë nga ana e qytetarëve që votuan koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Shprehim keqardhje për zhgënjimin që ju bëni votuesve opozitarë të cilët na mbështetën kundër kësaj qeverie. Të njëjtëve ne ju mbetemi besnik në rrugëtimin tonë të mëtejmë duke i mbajtur dyert hapur për të gjithë ata që e kanë të shenjtë fjalën e dhënë para qytetarëve. Informojmë opinionin se në të ardhmen, Aleanca për Shqiptarët do të mendojë mirë me kë do të nënshkruajë marrëveshje për koalicionim.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Alternativës ndaj partisë së Selës .Sipas tyre pas situatës së krijuar në opinion për pozicionin e Alternativës në skenën politike në vend, dëshirojmë të shpjegojmë se Alternativa vazhdon të jetë aktor në skenën politike të shtetit. Pasi që tashmë i kemi kaluar dy cikle zgjedhore në koalicion me Aleancën për Shqiptarët, faktikisht është konsumuar marrëveshja jonë për bashkëpunim. Megjithatë, mbetet e hapur mundësia që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në zgjedhjet e ardhshme kurdo që të mbahen ato.

Duke mos e perceptuar Aleancën për Shqiptarët si parti kundërshtare, po themi vetëm se për neve nuk janë mënyrë e mirë e komunikimit përllogaritja se kush me kë dhe sa herë është takuar, sepse kështu duhet të dalim borxhlinj të panevojshëm. Takimet dhe mbështetja e partive të pushtetit është pyetje që nuk i bën nder askujt, sepse për neve Aleanca për Shqiptarë është parti, me të cilën nesër mund të kemi përsëri bashkëpunim dhe duam të lejojmë hapësirë dhe mundësi për të komunikuar dhe bashkëpunuar u tha në reagimin e partisë së Gashit.