ASH ditëve në vijim mbledhë organet partiake

Aleanca për Shqiptarët ditëve në vijim do të mbledhë organet partiake dhe do të rishqyrtojë veprimin me Alternativën në nivel komunal.

Këtë e bëri të ditur deputeti i ASh-së, Elmi Aziri në paraqitjen para mediave ku njoftoi se Ilire Dauti do të jetë koordinatore e grupit parlamentar të kësaj partie.

“Ky është moment i ri dhe ne presim që ditëve në vijim që ne si parti, organet partiake të sjellin vendim edhe për bashkëpunimin e mundshëm dhe të ardhshëm me Alternativën në nivel lokal”, tha Aziri.

Në organet e partisë do të diskutohet edhe për përgjegjësitë e kësaj partie, por shtoi, se ASh është në koalicion të përhershëm me qytetarët.

“Aleanca për Shqiptarët e ka një gjë të sigurt. Aleanca për Shqiptarët e ka një koalicion të përhershëm me qytetarët, veçanërisht me qytetarin me bindje opozitare”, tha Aziri.

Ai paraprakisht ka deklaruar se në Kuvend do të veprojnë si grup i veçantë parlamentar.