Arrestohet 55-vjeçari, kërkohej me fletarrest!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje në ora 15:00 ka arrestuar 55-vjeçarin nga Shkupi pasi i njëjti kërkohej me fletarrest.


“Më 02.12.2021 në ora 15.00 në rrugën “Braka Çarkevi” policët e SPB Shkup kanë privuar nga liria S.D.(55) nga Shkupi. Ai u kërkua me fletarrest qendror për mbajtjen e dënimit me burg për kryerjen e veprës penale në bazë të nenit 297 të Kodit Penal”. Personi është dërguar në Burgun e Shkupit për mbajtjen e dënimit”, qëndron në njoftim