Ilire Dauti nga Aleanca në emisionin Rruga Drejt është shprehur kundrejt kundër kandidatit Arbër Ademi se BDI ka dështuar në këto zgjedhje lokale.

Arbër Ademi ka replikuar duke thënë: “Ne kemi fituar 126.000 vota dhe 11 komuna në këto zhjedhje lokale. Kemi fituar më shumë komuna se para katër vitesh. Populli ka vendosur se kush do të fitojë në këto zgjedhje duke marrë parasysh se ju keni fituar vetëm në 2 komuna. Diferenca jonë me juve është 9 komuna dhe ju ende thoni se ne kemi humbur”, është shprehur deputeti Ademi.