Drama disa javore e Alternativës se a do të hyje në qeveri ose nuk do të hyje, sonte u kurorëzua me hyrjen në qeveri edhe ate me shumë poste të fuqishme në qeverinë e ardhshme.
Me marrjen e shumë posteve ministrore dhe posteve tjera kyçe në qeveri Alternativa si duket e ka shkelë BESËN e Bilall Kasamit e cila muaj më parë u largua nga qeveria duke tentuar të rrëzojë veten dhe partnerët e sajë LSDM dhe BDI-në e duke u bashkuar me LEVICËN dhe VMRO-në.
Tradhtia që bëri BESA për të rrëzuar vetën dhe partnerët e saj, sonte ka marrë kahje tjetër, pasi Alternativa prej sonte është një parti e fuqishme në pushtet, ndërsa BESA një parti e dobët dhe me shumë probleme të mëdhaja në komunën e Tetovës.
Në gjithë këtë histori kalkulimesh, del që humbësi më i madh është Arijanit Hoxha. Pas euforisë së madhe u reshtua gabimisht me Apasievin dhe Taravarin duke shpresuar se do të ngritët si parti për të rrëzuar BDI-në dhe në fakt Hoxha bashkë me BESËN ranë në humnerën e Taravarit ku sot ata jo që janë opozitë, por pritet të ketë edhe përçarje në BESA shkaku i largimit nga Qeveria.
Ndryshe sonte portali TetovaSot shpalosi disa nga postet që ka fituar Alternativa si pjesë e qeverisë së ardhshme ku mund të ketë tre ministri, dy zv/ministri, drejtori të fuqishme dhe shumë poste tjera.
Nga ana tjetër nesër kryeministri Zaev dhe lideri i AAA-së Afrim Gashi do të nënshkruajnë marrëveshjen për hyrjen në qeveri të Alternativës.