Ali Ahmeti: Bashkëqytetarët tanë i përcollëm me nderime të larta shtetërore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot i pranishëm në aeroportin e Shkupit për t’iu dhënë lamtumirën e fundit bashkëqytetarëve të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Bulgari.


“Sot me nderime të larta shtetërore përcollëm për në banesën e fundit bashkëqytetarët tanë të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari”, është shprehur Ahmeti.

“Ndajmë dhimbjen e madhe me gjithë familjarët. Shpirti i tyre u prehtë në paqe”, ka shkruar kryetari i BDI-së në Facebook.