Aksidentohet një person nga Gostivari, arrestohet një person

Dje rreth orës 14:30, zyrtarët policorë
të SPB-së Tetovë-Departamenti i Punëve të
Brendshme Gostivar kanë arrestuar 24-vjeçarin A.K.
nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, i cili pak më
herët në rrugën "18-Nëntori" në Gostivar me
veturën "Volksëagen Golf 3" me targa të Gostivarit,
ka aksidentuar dhe lënduar 49-vjeçarin L.H. nga
Gostivari dhe kishte dëmtuar edhe dy automjete të
parkuara aty pranë. Personi i denoncuar A.K. është
ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit për
zbardhjen e rastit, me ç'rast kundër tij do të
përgaditet parashtresë përkatëse.TS