Trembëdhjetë persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje mes një minibusi dhe një kamioni në veri të Ukrainës.

Shtatë të tjerë u plagosën në incidentin e mëngjesit të së martës, tha shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës.

Minibusi po udhëtonte nga qyteti i Cherniguiv për në fshatin Borzna, kur u përplas me një kamion, shkruan Euronews.

“Si pasojë e aksidentit, 13 persona humbën jetën dhe 7 persona u shtruan në spital me lëndime të shkallës së ndryshme”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Pamjet e publikuara nga shërbimet e urgjencës tregojnë një minibus të bardhë dhe një kamion të shtypur plotësisht. Tridhjetë punonjës të shpëtimit u dërguan në vendngjarje, por ende nuk dihet shkaku i aksidentit.