HBA-të janë duke shtuar ndjeshëm prezencën e tyre në Mesdhe nëpërmjet dërgimit të forcave të shumta ushtarake në qytetin grek të Aleksandropulosit, vetëm pak kilometra larg kufirit me Turqinë pas problemeve të hasura me këtë të fundit në lidhje me bazën ajrore të Incirlikut.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se deri më tani në Aleksandropulos janë dërguar të paktën 73 helikopterë të avancuar “Apache” dhe “BlackHaëk”, të cilët përbëjnë shtyllën kurrizore të regjimenteve të helikopterëve në ushtrinë amerikane.

“Apache” janë helikopterë që mbështesin sulmin e forcave tokësore në beteja të drejtpërdrejta si mes këmbësorisë apo forcave të blinduara, kurse “BlackHaëk” përdorën kryesisht për transport trupash.