82 raste të reja me virus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.211 testime, janë regjistruar 82 raste të reja me COVID-19.

Prej rasteve të reja, 61 janë në Shkup, Kavadar 9, Gjevgjeli 4, Manastir dhe Veles 2 dhe nga 1 në Prilep, Ohër, Vallandovë dhe Negotinë.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu ka pasur edhe 265 pacientë të shëruar dhe tetë të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur, 3 janë nga Shkupi dhe nga një në Pirlep, Manastir, Vallandovë, Makedonski Brod dhe Kërçovë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 219.490 pacientë, ndërsa prej tyre 206.211 janë shëruar dhe 7.740 kanë humbur jetën.