Skuadra e Milanit ka fituar ndaj Genoas me rezultatin e thellë 0:3.

Ibrahimovic njëherë dhe dy golat e Junior Messias kanë shënuar në fitoren e Rossonerëve.

Pas ndeshjes, Zlatan Ibrahimovic theksoi se dëshiron të rinovojë kontratën me Milanin, pavarësisht se aktualisht ka 40 vjeç.

“Jam i lumtur për trajnerin tonë Pioli, por tani është koha që unë të vazhdoj kontratën [buzëqesh]. Këta djem më bëjnë të argëtohem”, tha Ibrahimovic.

Zlatanit i skadon kontrata në qershor 2022 – por ai dëshiron ta zgjasë marrëveshjen deri në vitin 2023.