12 familje të evakuuara, ulet niveli i ujit në lumin Vjosë

Niveli i Vjosës është aktualisht mbi 8 metra. Mësohet se ka rënie të nivelit në Memaliaj e Tepelenë, referuar prurjeve. Nga përmbytjet sipas llogaritjeve paraprake janë rreth 500 hektarë toke të përmbytura në zonën e Novoselës, Bishan, Fitore dhe Mifol.

Janë të evakuuara aktualisht 12 familje të vendosura tek të afërmit e tyre. Në komunë dhe konviktin e Vlorës janë gati ambjentet nëse do të duhen sërish për evakuime të tjera.

Ndërkohë në fshatin Mesaplik ku u shkatërrua totalisht ura një ditë më parë është vendosur një urë provizore vetëm për këmbësorët. Ura për automjetet pritet të ndërhyhet pas normalizimit te situatës nga reshjet.