Nënsekretarja amerikane për Siguri Civile, Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, Ezra Zeya, ka thënë se SHBA-së ka zgjeruar listën e vendeve të ftuara në Samitin për Demokraci që do të mirëpritet nga Josep Biden më 9 dhe 10 dhjetor.


Sipas saj ftesat për Kosovën dhe Serbinë janë dërguar si refleksion i dëshirës së Washingtonit që të ketë përfshirje më të gjerë, raporton Tanjug.

“Thirrjet tona shtesë reflektojnë dëshirën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të gjithë të bëhen bashkë, që të mëzojnë dhe të punojnë bashkë me këto qeveri dhe vendet partnere”, është shprehur Zeya.

“Si vend i përkushtuar për ideale demokratike, ne po ashtu duam që të shohim angazhimin demokratik të këtyre vendeve ndër vite të veprimit me synim të rivendosjes së demokracisë globale.”