Ole Gunnar Solskjaer është larguar nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit, pas humbjes 4-1 nga Watfordi të shtunën.


Rezultati e lë Unitedin në vendin e shtatë në Premier League – 12 pikë larg liderit, Chelsea.

United publikoi një komunikatë në faqen zyrtare, duke thënë ‘Solskjaer është larguar nga klubi’.

”Ole gjithmonë do të jetë legjendë e Manchester Unitedit dhe me pendesë kemi arritur këtë vendim të vështirë,” thuhet ndër të tjerash në komunikatë.

Zinedine Zidane është favoriti kryesor për ta zëvendësuar atë.