Kryeministri Zoran Zaev e ka ftuar liderin e “Alternativës”, Afrim Gashi në takim për të biseduar për pjesëmarrjen eventuale të kësaj partie në Qeveri, shkruan televizioni 24. “Zaev është dëgjuar me Afrim Gashin dhe e ka ftuar që në ditët në vijim të ulen në një takim për të biseduar nëse është i interesuar për pjesëmarrje në Qeveri”, i ka thënë një zyrtar i lartë gazetarëve të këtij televizioni. Nga “Alternativa” nuk kanë bërë asnjë koment në lidhje me këto informacione.