“Zoki, Zoki”, Zaev pritet me duartrokitje dhe brohoritje në selinë e LSDM-së (VIDEO)

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sot në selinë e partisë është pritur me duartrokitje dhe brohoritje. Të pranishmit gjatë arritjes së Zaev në ambientet e selisë kanë bërtitur “Zoki,Zoki,Zoki”. Ndryshe, LSDM-ja po mba mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv dhe atij Qendror, për të diskutuar për gjendjen politike në vend, por edhe për dorëheqjen e paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev.