Tre persona humbën jetën në repartin për kovid në spitalin në Sliven të Bullgarisë. Sinjali për zjarrin në repartin për kovid është paraqitur në orën 02:39 minuta. Gjithë reparti i spitalit në qytetin Sliven është djegur, shkruan MIA.


Në spital janë dërguar dy ekipe të zjarrfikësve. Gjatë shuarjes së zjarrit janë gjetur dy persona të cilët kanë vdekur në vendin e ngjarjes. Pacienti i tretë me automjet ambulator është dërguar në Qendrën mjekësore në Sliven me shumë djegie, ndërsa prej atje në klinikën e specializuar për djegie në Plovdiv, por si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë.