Kuvendi i Bullgarisë numëron 240 deputetë, që nënkupton se për shumicë parlamentare nevojiten 121 deputetë. Sipas “Galup” “Vazhdojmë me ndryshimin”, kanë marrë 26.3 për qind të votave, që nënkupton 69 deputetë. Të dytët sipas rezultatit zgjedhor radhiten GERB-SDS, të cilët do të kenë 60 deputetë. Tridhjetë do të jetë numri i deputetëve të DPS-së, pas tyre radhitet BSP me rezultat 10,4 për qind të votave apo 27 ulëse në Kuvend. “Ka një popull të tillë”, ka fituar 24 deputetë. Grupi parlamentar i “Bullgaria Demokratike” do të numëroj 17 deputetë. Në kuvendin e Bullgarisë me 13 deputetë do të hyjë edhe “Rilindja”.


Bashkëpunimi i ardhshëm mes tre grupeve politike – “Vazhdojmë me ndryshimin”, koalicion i udhëhequr nga dy ish-ministrat Kiril Petkov dhe Asen Vasilev, “Bullgaria Demokratike” nga Hristo Ivanov dhe “Ka një popull të tillë” nga Slavi Trifonov . Megjithatë kjo nuk është e mjaftueshme (sipas projeksioneve variojnë nga 110 deri në 115 deputetë), ndaj do të kenë nevojë për një partner të katërt. Dhe meqenëse ato përjashtojnë negociatat me GERB dhe DPS, partneri i katërt potencial i qeverisë bullgare duhet të kërkohet në BSP të Cornelia Ninova, e cila numëron 27 ulëse në Kuvend.